Ishte një finale super e fortë, jam krenar me paraqitjen e PSG-së

24 gusht 2020 | 10:31

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel është shprehur krenar me mentalitetin e skuadrës së tij. Parisi pësoi 1:0 nga Bayerni në finale të Championsit.

“Ishte një finale super e fortë, dallimi i së cilës ishte një gol i shënuar. Jam krenar me mentalitetin tonë dhe me atë se si kemi luajtur në ndeshjet e fundit. Është e tëra që mund të kërkosh si trajner. Po, jam i dëshpëruar, por jo edhe tepër”, ka thënë Tuchel.

“Ne kemi dhënë çdo gjë. Kemi lënë zemrën dhe çdo gjë tjetër në fushë. Ju mund të prisni këtë në finale, asgjë më shumë. Ne nuk mund të kontrollojmë rezultatin. Kam menduar se një gol mund të vendos këtë ndeshje”, ka shtuar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hans Flick është kthyer në hero në pak muaj. Tre…