Islami: Duam fitore në Suharekë

23 gusht 2019 | 23:23

Për ndeshjen në mes Ballkanit dhe Feronikelit ka folur edhe mbrojtësi i skuadrës nga Drenasi, Përparim Islami.

Ky i fundit ka bërë me dije të premten për “Epokën e re”, se Feronikeli synon fitore në Suharekë.

“Kampionatin e kemi filluar ashtu siç e kemi parashikuar, kemi bërë një lojë mjaftë të mirë dhe e kemi fituar ndeshjen me rezultat të thellë 4-1 ndaj Drenicës. Tash lojën e radhës e kemi me Ballkanin një ekip mjaft i kompletuar që ka bërë përforcime cilësor, poashtu kanë bërë ndryshime edhe në shtabin teknik. Loja do të jetë e vështirë, por ne do t’i qasemi lojës në mënyrën ma serioze dhe në Suharekë udhëtojmë për tri pikë”, ka thënë Islami.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund ka shënuar fitore në udhëtim te Kolni, në…