Islami përforcon Gjilanin

25 qershor 2022 | 19:54

Klubi futbollistik Gjilani ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë, Përparim Islami.

Islami i cili ishte lojtar i Dritës ka nënshkruar kontratë për dy vjet e ardhshme me Gjilanin.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Islami ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e “Mbretit të…