Ismaili: Me apo pa Vetëvendosjen do të arrihet konsensusi politik

10 maj 2018 | 20:56

Nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili,  ka tërhequr një paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, si parti që nuk morën pjesë në tryezën politike të ftuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Ismailit, me apo pa VV-në, do të arrihet konsensusi mes partive politike në vend.

Radha për tryezë mes partive i kalon VV-së, nëse kjo e thërret temë do të jenë zgjedhjet e reja

“Mos të frikësohemi nga klima që krijohen nga të tjerët. Jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet. Konsideroj se është fatkeqësi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë përderisa kemi edhe parti tjera që nuk marrin pjesë si Lista Serbe. Do apo nuk do LVV ne jemi të vendosur, sidomos PDK që të vijë zgjidhja e këtyre problemeve”, ka thënë ai në “Rubikon”.

Mirëpo, kjo iniciativë nuk shihet nga këndi i njëjtë edhe nga Vetëvendosje. Besnik Bislimi nga kjo parti deklaroi se për ta konsensusi nuk është parim, por instrument.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinj e të reja, në ditën e fundit të…