Ismaili: Mosbesimi i Osmanit ndaj institucioneve publike shëndetësore është për keqardhje

03 nëntor 17:00

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar në lidhje me operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat.

Ai ka thënë se është për keqardhje mosbesimi i madh që koalicioni qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore.

Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit. Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore, siç është rasti i operimit të presidentes në një klinikë private. Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj qeverie, është edhe më shqetësues. Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është pa ministër.  Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund.  Shërim të shpejtë, presidente!”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…