Istogu dy ndeshje kontrolluese para sfidës kundër Çairit në EHF European Cup
Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e ndeshjeve të EHF European Cup kundër skuadrës së Çairit që do të zhvillohen me 15/16 tetor në Istog, Istogu do t’i zhvilloj dy ndeshje me skuadrat e Superligës së Kosovës.
Nesër nga ora 15:00, Istogu ndeshet me skuadrën e Shqiponjës nga Gjakova në Palestrën e Sporteve në Istog.
Ndërsa ditën e enjte luan me skuadrën e Kastriotit nga Ferizaj, në palestrën e sporteve Bill Clinton në Ferizaj.
“Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë skuadrës që të komponohet sa më mirë dhe të jetë e gatshme për sfidën evropiane. Istogu ka pasur ecuri të mirë në këtë fillim kampionat, në 3 ndeshje ka arritur po aq fitore. Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahje, ju presim në përkrahje maksimale në ndeshjet evropiane që zhvillohen javën tjetër në Istog. Gjithashtu falënderojmë ekipet bashkëpunuese për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, Shqiponjën dhe Kastriotin për mirëkuptim dhe përkrahje.Bashkë drejt sukseseve të reja!”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.



