Isufaj: Prokurorët po punojnë me përkushtim në identifikimin e kryerësve të krimeve të luftës

08 dhjetor 2023 | 11:39

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë në një konferencë për medie se prokurorët po hasin në sfida për gjetjen e dëshmive në lidhje për kryerësit e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

“Prokurorët po punojnë më shumë përkushtim përkundër sfidave që hasin në sigurimin e provave dhe dëshmive”.

“Përkundër faktit se ka kaluar një kohë e konsiderueshme dhe janë krijuar vështirësi për një punë sa më të suksesshme në identifikimin e kryerësve dhe kapjen e tyre për t’i sjell para drejtësisë”, ka thënë Isufaj.

Ai ka theksuar se Prokuroria Speciale do të vazhdojë të punojë në ndjekjen e rasteve që kanë të bëjnë më krimet e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë…