Izmi Zeka kërkon nga opozita në Gjilan ta bojkotojë seancën e fundvitit

24 dhjetor 2018 | 14:06

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, i cili vjen nga rajoni i Gjilanit, ka kërkuar nga opozita në atje që ta bojkotojë seancën e Kuvendit Komunal, e cila është paraparë të mbahet për fundvit.

“Opozita në Gjilan duhet ta bojkotojë seancën e fundvitit për t’u solidarizuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Skandali i fund vitit 2018 i Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm ky paraqet filozofinë egoiste të trashëguar me vite në historinë shqiptare. Rast i çuditshëm ishte deklarimi i z. Haziri mbi vendimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, e jo vetëm kaq por edhe në një mënyrë mohimi i të drejtës për të festuar qytetarët e Gjilanit. Dikujt edhe mund t’i duket asgjë por unë po ua rikujtoj se 14 dhjetori i vitit 2018 nuk do të kthehet kurrë në historinë e Kosovës por jo vetëm të Kosovës por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. këto veprime të z. Haziri si kryetar i komunës duhet t’i shqetësoj qytetarët e Gjilanit dhe perspektivën e tyre”.

“Në këtë konstelacion si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës kërkoj sidomos nga kampi opozitar që të bojkotojnë seancën e fund vitit të Kuvendit Komunal në shenjë solidarizimi me formimin e Ushtrisë dhe mospajtimin me kreun e komunës për mohimin e festës që do të duhet të ishte atë ditë. Krejt kjo për të vetëdijesuar të gjithë ata që bien ndesh me interesat shtetëror apo që kanë interesa meskine e që dëmtojnë filozofin shtetëformimit”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Barcelonës në Spanjë, gjendet në alarm të hënën,…