Izraeliti Liberman ‘godet’ Netanyahun: Në vend të fitores absolute, morëm turpërim absolut

08 mars 2024 | 16:15

Kryetari i partisë Yisrael Beytenu, Avigdor Liberman, e ka kritikuar menaxhimin e luftës kundër Hamasit nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke shkruar: “Në vend të fitores absolute, ne morëm turpërim absolut.”

Sipas Libermanit, Izraeli i “ka humbur të gjitha kartat e lojës për t’i bërë presion Hamasit për lirimin e pengjeve” duke e lejuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në enklavën bregdetare, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Iranianët kanë ngritur qendra të specializuara në Gaza, jordanezët, egjiptianët dhe shtetet e tjera po hedhin ndihma nga ajri, ShBA-ja e ka njoftuar ndërtimin e një porti detar dhe qeveria e shkujdesur vazhdon që ta furnizojë Rripin e Gazës me ujë dhe karburant” – shkroi më tej politikani izraelit.

Netanyahu vazhdimisht ka thënë se “fitorja absolute” është e arritshme për Izraelin dhe kjo, sipas tij, do t’i nënkuptonte shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga ky grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe sekratari…