Ja ç’dëme bëri tërmeti në Maqedoninë e Veriut

10 janar 2022 | 08:07

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka dridhur sonte rajonin.

Tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.

Banorët në Manastir kanë bërë të ditur se rrjeti i telekomunikacionit aktualisht është ndërprerë.

Sipas tyre, për momentin nuk është e mundur të bëhet një telefonatë dhe nuk ka as internet.

Qytetarët kanë thënë për tv21 se nuk e mbajnë mend një tërmet të tillë dhe shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithsej 164 persona janë vrarë gjatë javës së kaluar në…