Ja detajet e transferimit të Kane në Bayern

11 gusht 2023 | 16:10

“Telenovela” e Harry Kane ka përfunduar. Marrëveshja u përmbyll. Bayern Munchen do të derdhë 100 milionë euro, plus bonuse në arkat e Tottenhamit (mund të arrijë në total 115 milionë euro) dhe sulmuesi, kapiteni i Anglisë, ka rënë dakord të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me “bavarezët”.

Kane fillimisht ishte në mëdyshje, por në fund zgjodhi të shkonte në Bundesligë. Tani, me miratimin e fundit të presidentit të Tottenhamit, që e kishte bllokuar në aeroport, para nisjes drejt Mynihut, gjithçka është gati për vizitat mjekësore të planifikuara në Gjermani.

Mëngjesin e sotëm, sipas medieve angleze, klubi londinez nuk i kishte dhënë ende leje Harry Kane për të fluturuar drejt Gjermanisë për ekzaminimet mjekësore te Bayern Munich, pavarësisht “dritës jeshile” që mbërriti mbrëmjen e djeshme.

Por gjithçka ishte në progres; marrëveshja ishte aty. Sipas “Sky Sports Germany”, Tottenham e kishte penguar operacionin, por më pas erdhi “tymi i bardhë”. Kane do të luajë me fanellën e Bayern Munchen.

Tuchel, trajneri i Bayern Munich, foli për sulmuesin e ardhshëm: “Po punojmë me shumë pasion, Kane do të ishte shumë ishte i rëndësishëm për ne. Megjithatë ende nuk ka status zyrtar transferimi dhe për këtë arsye nuk flas. Ai është sigurisht një lojtar që mund të përdoret në role të ndryshme, por tani po mendojmë për ndeshjen kundër Leipzig”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Çairi, ka thënë se…