Ja favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve

14 mars 2019 | 10:29

Pas përfundimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, tetë skuadrat më të mira të premten do të mësojnë emrat e ekipeve me të cilat do të përballen në çerekfinale.

Katër skuadra angleze Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham, dhe Barcelona, Juventus, Ajax e Porto nga ligat tjera do të luftojnë për titullin e më të mirit në Evropë sivjet.

Me t’u mësuar tetë më të mirët, bastoret sportive kanë nxjerrë edhe favoritin për triumf në fund. Aty favorit është kampioni anglez Manchester City që triumfoi 10:2 në të dy ndeshjet e 1/8 së finales ndaj Schalkes.

Pas Cityt, në vend të dytë është Barcelona e ndjekur nga Juventusi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputeten e…