Ja kur kthehet në parket magjia e basketbollit amerikan
Plani për rinisjen e NBA është gati. Data e rrethuar me të kuqe në kalendarin e kampionatit amerikan të basketbollit është 31 qershori.
Në këtë ditë duhet të nisin sfidat, ndërsa sezoni i rregullt duhet të mbyllet më 12 tetor. Sipas formatit të ri, në parket nuk do të zbresin të gjitha 30 skuadrat, por vetëm 22 prej tyre. Kështu, për pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë në mesin e muajit mars do të luajnë tetë skuadrat e para të secilës Konferencë dhe gjashtë skuadrat e tjera që kanë mundësi të arrijnë në zonën e “play-off”-it.
Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga mediet amerikane, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “World of Sports Complex” të Disney në Florida. Ky kalendar parashikon një maratonë të vërtetë në NBA, që në çdo ditë do të luajë jo më pak se gjashtë sfida. Pas mbylljes së sezonit të rregullt, formati i “play-off” dhe finaleve do të jetë ai tradicional. Ky plan pritet të konfirmohet gjatë ditës së nesërme kur është në program asambleja e pronarëve të skuadrave të NBA.