Ja me kë festoi Ramiz Lladrovci pas vendimit për stadiumin (Foto)

04 dhjetor 2017 | 13:25

Edhe pse ishte paralajmëruar që nga vjet, se stadiumi olimpik do të ndërtohet në Drenas, që nga sot, mori konfirmim nga Qeveria.

Me këtë rast, më i lumturi duket të ketë qenë kryetari i Drenasit, i cili këtë lajm e ka festuar duke pirë kafe me deputetin Daut Haradinaj.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

Vendimi i sotëm i Qeverisë për stadiumin, është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën. Stadiumi nacional i paralajmëruar nga z. Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti kryeministrit Haradinaj dhe kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.

Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës. Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, ka akuzuar paraardhësin e…