Ja pse dështoi Kuvendi i Federatës së Atletikës

20 maj 2019 | 12:29

Nuk është mbajtur të dielën Kuvendi i Federatës së Atletikës së Kosovës pasi është bojkotuar nga delegatët e vet të cilët e akuzojnë kryetarin e federatës, Halil Sylejmanin, për udhëheqje autokrate.

Nga 26 delegatë me të drejtë vote sa i ka ky kuvend, vetëm 10 kanë qenë të pranishëm në takim, prandaj edhe ka dështuar mbajtja e tij.

“Njoftojmë se ka dështuar Kuvendi i Punës i Federatës Atletike të Kosovës që ishte i paraparë të mbahej më 18.05.2019 në hotel ‘Sirius’ prej orës 16:00. Arsyetimet e delegatëve që e bojkotuan kuvendin e punës janë: 1. Udhëheqja autokrate e Federatës nga kryetari Halil Sylejmani; 2. Mospërfillja e mendimeve dhe vendimeve të kryesisë se Federatës dhe selektorëve; 3. Zbehja e imazhit të Federatës tek institucionet sportive vendore dhe ndërkombëtare; 4. Bashkëpunimi i dobët me media”, thuhet në njoftimin e FAK-ut.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e disa muaj me radhë, zyrtarët e institucioneve të…