BE-ja reagon ndaj deklarimit të Ramës për president mbarëkombëtar

19 shkurt 2018 | 16:10

Bashkimi Evropian (BE) ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e bërë në Kosovë për “një president të përbashkët të Kosovës e Shqipërisë”, nuk i kontribuon ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe përparimit drejt integrimit evropian.

Madje, sipas deklarimit të zëdhënëses së Komisionit Europian, Catherine Ray, edhe do të mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje.

“Në vend të kësaj, BE-ja pret nga i gjithë rajoni për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese dhe për të rritur procesin e reformave në mënyrë që të përparohet drejt integrimit në BE”, ka thënë Ray.

Nga Komisioni Evropian përsëritet se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ftoi bizneset italiane të investojnë në Shqipëri.…