Ja sa kushton bileta mujore në linjat e trafikut urban në Prishtinë

16 prill 2019 | 17:18

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se nga tani e tutje qytetarët mund të pajisen me biletë mujore në rast se dëshirojnë t’i shfrytëzojnë autobusët e trafikut urban.

Kjo komunë ka bërë me dije se bileta mujore për nxënës dhe studentë kushtonë 12 euro, ndërsa për qytetarë 14 euro.

“Prej tash, mund të pajiseni me biletë mujore për të gjitha linjat e autobusëve të Trafikut Urban. Çmimi i biletës mujore për linjat 1, 3, 3C, 4, 7C dhe linja 15, për nxënës dhe studentë është 12 euro/muaj, ndërsa çmimi i rregullt për qytetarë është 14 euro/muaj. Pikat e shitjes për bileta janë: Kiosku me logo Trafiku Urban, prapa objektit të Komunës (tek ‘Plepat’), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 20:00, e shtunë 09:00 – 13:00, dhe kiosku me logo Trafiku Urban, në lagjen ‘Kodra e Diellit’, tek ‘Banesat e Bardha’, çdo ditë të javës, e hënë – e diel me orar 06:00 – 22:00”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar Batalionin…