Meta dekoron batalionin ‘Atlantiku’ me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’

16 prill 2019 | 17:10

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar Batalionin “Atlantiku” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Me këtë rast, Meta ka thënë se ushtarët e UÇK-së nga ky batalion kanë lenë gjithçka në ShBA për tu bërë pjesë e çlirimit të Kosovës.

“Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Batalionit ‘Atlantiku’ të shqiptarëve të ShBA-së, pata sot nderin e veçantë të vlerësoja me titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, këta luftëtarë të lirisë që lanë gjithçka kishin ndërtuar në Amerikë, për t’u betuar mbi flamur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës dhe dhënien fund të gjenocidit e spastrimit etnik të Millosheviqit”.

“Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, siguri, demokraci edhe begati afatgjatë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people standing, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka ftuar shefin…