Ja sa para investoi Kosova për liqenin  e Ujmanit

05 gusht 2018 | 19:49

260 milionë dinarë i kishte paguar Kosova që ta realizojë digën dhe projektin për Liqenin e Ujmanit në fund të viteve të 70-a.

Përveç tyre, edhe 45 milionë të tjera i kishte marrë kredi, po që vetëm një pjesë të vogël kishte arritur ta paguante si pasojë e inflacionit të kohës.

Por, pas tërë këtij investimi ndër vite, ky liqen po përflitet se mund t’i kalojë Serbisë.

Për shfrytëzimin e kapaciteteve të Ujmanit, së fundi është bërë edhe një investim milionësh nga Qeveria Gjermane, ajo austriake dhe Komuna e Prishtinës.

35 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj, që me ujë furnizohet nga Liqeni në veri të Kosovës, ai i Ujmanit.

Kjo fabrikë, ujë ofron për tërë Komunën e Prishtinës dhe qytetet e rrethinës. Në rast të marrjes së pronësisë së Liqenit të Ujmanit, Drejtori i Ujësjellësit, Ilir Avdullahu, ka thënë për “KTV”-në se nuk ekziston mënyrë tjetër e furnizimit me ujë për fabrikën në Shkabaj.

Këtë e ka pohuar edhe ish-drejtori i ujësjellësit, Selatin Retkoceri.

Ujmani është liqeni më i madh në Kosovë me rreth 12 km katror, derisa një pjesë e tij kalon edhe në Serbi, e që ata e quajnë Liqeni i Gazivodës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur, rreth orës 18:20, në rrugën…