Aksident në Prishtinë, një i lënduar (Foto)

05 gusht 2018 | 19:41

Një aksident trafiku ka ndodhur, rreth orës 18:20, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, saktësisht te Santea.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime, bëhet fjalë për një femër e cila menjëherë është transportuar për tretman mjekësor në QKUK. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me rastin po merren hetuesit e njësitit te trafikut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dielën të…