Ja sa persona janë shëruar nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit
31 gusht 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar nga Covidi rreth 1 mijë qytetarë.
“Nga 11 472 testime, 1 383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115 657. Në total numri i rasteve aktive është 26 886”, ka njoftuar MSh-ja.



