Ja si e uron Thaçi të birin e tij për ditëlindje

13 prill 2018 | 22:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij Endritit, ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në “Facebook” që ta uroi të birin me disa fjalë dhe një fotografi të përbashkët.

“Endrit, urime ditëlindja e 19-të! Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte, dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jenë gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të…