Jablanoviq: Sulmet ndaj gazetarëve, vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar

16 qershor 2023 | 21:16

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka reaguar pas sulmeve fizike ndaj gazetarëve sot në Leposaviq.

Jablanoviq, përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar.

“Sulmet ndaj gazetarëve që e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale janë vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar, si të tilla meritojnë dënim të plotë. Këto sulme nuk janë pasqyrë e disponimit të serbëve ndaj gazetarëve dhe nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të serbëve”, ka shkruar Jablanoviq.“

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” mes…