Jahjaga takohet me Kadarenë, flasin për kulturën shqiptare

16 maj 2018 | 17:43

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare.

Jahjaga ka bërë me dije se me Kadarenë ka biseduar për nevojën e rimëkëmbjes së kulturës në hapësirat shqiptare.

“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjatë vizitës në Tiranë, Jahjaga është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Evropian të Tiranës.

Image may contain: 1 person, sitting, drink and outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people sitting, table and outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, people sittingImage may contain: 2 people, people standingImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë…