‘Jam komunitet, por kam identitet’

20 qershor 2019 | 13:19

Pjesëtarë të komunitetit egjiptian në Kosovë kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, duke kërkuar të mos diskriminohen.

Me parulla “Meritojmë të jetojmë dinjitetshëm”, “Duam të jetojmë të barabartë”, “Stop diskriminimit”, “Ngjyra ime ka vlerë, është dhuratë nga Zoti”, ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i trajtojnë të barabartë me të gjithë.

Smajl Demaj, aktivist në këtë organizim, ka thënë se gjatë një viti diskriminohen e më 24 qershor shënojnë ditën e tyre. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me projektin e…