Jam optimist për të ardhmen e PSD-së

08 qershor 2018 | 08:14

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherësh kryetar i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është shprehur i sigurt në të ardhmen politike të këtij subjekti politik.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se garanci për këtë është vullneti i anëtarëve dhe programi i PSD-së.

Sipas Kastratit, për një kohë të shkurtër PSD-ja do të konsolidohet fuqishëm në çdo degë në nivel vendi.

Duke folur për qeverisjen në Komunën e Kamenicës, Kastrati ka thënë se duke ndryshuar formën e funksionimit të brendshëm do të mundësojnë kursim më të madh të shpenzimeve të ashtuquajtura të luksit dhe riorientim të atyre mjeteve në fusha më të nevojshme për qytetarët.

“Jam ithtar i bashkëpunimit për programe e projekte në të mirë të qytetarëve dhe nuk operoj me inate në politikë. Pres një bashkëpunim të tillë edhe nga subjektet e tjera, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kastrati.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nexhat Kryeziu, kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Banesore, ka akuzuar…