JANEZ JANSHA I MADH I GAZETES SLLOVENE MLADINA DHE POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS

06 shkurt 2022 | 11:54

Ismet Sylejmani

Gazeta sllovene Mladina, ishte përkrahëse e madhe e çështjes shqiptare!

Ajo gazetë e famshme sllovene, radhitet përkrah organeve e mediumeve të mëdha botërore, si: Zëri i Popullit, The Washington post, The New Yrok Times, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Danas, etj…, etj…

Gazeta Mladina që drejtohej nga slloveni besnik ndaj çështjes shqiptare, gazetari i shquar Janez Jansha, ishte e para gaztetë jo shqiptare në ish-jugosllavi që filloi të dilte hapur në anën e çështjes shqiptare të Kosovës dhe të viseve të saja!

Gazeta Mladina kudo që ka depërtuar ka krijuar opinion të madh proshqiptar dhe ka njoftuar opinionin botërorë për ngjarjet në Kosovë!

Te gazetari i sajë Janez Jansha e te gazeta Mladina, çështja shqiptare dhe lufta për liri e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi gjeti përkrahje në Sloveni dhe aty gjeti një aleat të madh Mladinen heroike, për ta shpërndarë të vërtetën e madhe dhe realitetitin nën pushtim të popullit shqiptar nëpër botë!

Heroi i Kombit Aziz Kelmendi, mbrojtjen parë e të dinjitetshme dhe natyrisht shumë të merituar, e ka pasur nga gazeta sllovene Mladina, në të cilën shkruante dikurë gazetari famshem e sot Kryeministri aktual i Sllovenisë Janez Jansha!

Rasti i kazermës së Paraqinit ishte shkëndija e parë e vogël e ortekut të madh që po nisej në përmbysjen e ish-Jugosllavisë dhe roli i Maladinës heroike sllovene dhe i gazetarit të sajë Janez Jansha i lavdishëm, na erdhi si dhurata më e madhe dhe, këtë populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk do ta harrojë, por do ta ruajë në memorien e Tij, si gjënë më të shtrenjtë e ndihmën më të shenjtë të dhënë nga gazeta Mladina e drejtuesit e redaksia e sajë në ballë me Janezin teim e sypatrembur, aletate madhe e popullit shqiptar nga Sllovenia!

Gazeta sllovene Mladina dhe redaksia e sajë e asaj kohe, e në mënyrë të veçantë gazetari i sajë Janez Jansha meritojnë nderime e mirënjohje të mëdha!

Populli shqiptar sot dhe gjeneratat e Tij që do të vijnë, përkulen para ndihmës dhe kontributit të madh dhënë çështjes shqiptare nga i madhi Janez Jansha dhe Mladina sllovene!

Faleminderit i nderuar Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha, miku i madh i Kosovës në veçanti dhe i popullit shqiptar në përgjithësi!

Populli slloven është me fat që e ka një udhëheqës të pashembullt çfarë është Janez Jansha, por edhe Kosvoa krenohet me mikun e sajë Kryeministrin aktual Janez Jansha, të cilin e ftojmë ta vizitojë më shpesh Kosovën, sepse këtu duhet të ndjehet sikur në shtëpinë e tij e në mes të vëllezërve të tij, që i ka të shumtë në mesin e të cilëve vend te rëndësishëm zë Uka Jashari, miku i Tij i madh e shok i shokut tim Hysen Shahini!

Prishtinë, 6 Shkurt 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i është bashkuar…