Kryetari i Rahovecit i bashkohet nismës vullnetare për dhurimin e gjakut

06 shkurt 2022 | 11:48

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i është bashkuar nismës vullnetare për dhurimin e gjakut.

“Edhe sivjet iu bashkova nismës vullnetare për dhurimin e gjakut, që po mbahet në Ratkoc për të katërmbëdhjetin vit me radhë. Bashkëfshatarit e mi nga Ratkoci, por edhe qytetarë nga Rahoveci e fshatra të tjerë, po i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme, që sivjet u dedikohet atyre që humbën jetën në përballje me virusin vdekjeprurës Covid-19”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se dhurimi i gjakut është një prej veprave më humane që mund ta bëjë secili prej nesh për të shpëtuar jetën e njerëzve me probleme shëndetësore.

“Përveç tjerash, është dëshmuar tanimë se dhurimi i gjakut ka përfitime shëndetësore edhe për dhuruesit. Falënderoj Këshillin Organizues të kësaj nisme për organizimin e shkëlqyeshëm dhe inkurajoj të gjithë qytetarët e Rahovecit që t’i bashkohen dhuruesve të shumtë të gjakut në Ratkoc”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu, ka…