Janina Ymeri dorëzon padi për shpifje ndaj Glauk Konjufcës

11 qershor 2026 | 11:17

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë me dije se gjatë ditës së enjte, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë, Glauk Konjufca.

Përmes postimit të saj në “Facebook”, Ymeri ka thënë se Konjufcës i kërkohet të bëj falje publike për shpifjen e bërë në një emision televiziv.

“Në të kundërtën i kërkohet kompensim dhe varësisht nga vlerësimi i gjykimit të ardhurat nga kompensimi do i dërgohen shoqatës ‘Down Syndrome Kosova’”, ka bërë të ditur ish-deputetja.

Ajo  ka thënë se në më pak se një vit, është në tri beteja ligjore kundër pushtetit, e që sipas saj, të gjitha lidhen me “hajninë e energjisë elektrike”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shumë shpejt mund t’i jep…