Januzaj fiton 2.7 milionë euro, zemërohen tifozët e Sevillës

12 janar 2024 | 15:38

Programi sportiv i La SER “Libre y Directo” zbuloi rrogën që merr Adnan Januzaj duke luajtur për Sevillan. Shifrat kanë ngjallur zemërimin dhe shqetësimin e tifozëve të Sevillas.

Edhe pse Adnan Januzaj mbërriti si transferim i lirë te Sevilla FC, ai është një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e klubit spanjoll. Futbollisti me prejardhje shqiptare, qoftë për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara apo për shkak të mungesës së angazhimit, ka marrë pjesë vetëm në 16 ndeshje që kur ka luajtur për skuadrën e Sevillas.

Paga e Adnan Januzajt te Sevilla shkon në 2.7 milionë euro neto. Domethënë, ai i i kushton klubit të Sevillas 5.4 milionë euro bruto në sezon. Zbulimi i pagës së Adnan Januzajt ka ngjallur zemërimin dhe shqetësimin e tifozëve të Sevillas, të cilët duan që Januazj të largohet nga skuadra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me situatën epidemiologjike…