Januzi është më i miri në Superligë, duhet të ftohet në Përfaqësuese

06 korrik 2020 | 16:44

Trajneri Bylbyl Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv”, ka thënë se Ahmed Januzi është sulmuesi më i mirë në Superligë dhe se duhet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

“Mendoj që Januzi është sulmuesi tipik më i mirë aktualisht në Superligë. Ka shumë meritë që Prishtina është aty ku është. Januzi është një djalosh shumë punëtor dhe ka karrierë të bujshme. Unë mendoj që t’i ofrohet edhe mundësia t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, sepse ka cilësi dhe përvojë ndërkombëtare”, ka deklaruar Sokoli.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e yllit francez të Fiorentinës, Franck Ribery në Firence…