Japonia i dhuron Kosovës 800 mijë euro për luftimin e pandemisë

21 shtator 2020 | 12:07

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se sot Qeveria e Japonisë i ka dhuruar Kosovës një donacion për 800 mijë euro.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky donacion është dhënë për blerje të pajisjeve mjekësore dhe forcimin e luftimit të pandemisë Covid-19.

Kryediplomatja e Kosovës ka falënderuar popullin japonez dhe qeverinë e këtij shteti për ndihmën ndaj Kosovës, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që Japonia qëndron pranë Kosovës.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

Nder i veçantë të nënshkruaj bashkë me Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, z.Akira MIZUTANI, marrëveshjen për donacion nga Qeveria e Japonisë, në vlerë prej 800,000 Euro, për blerje të pajisjeve mjekësore dhe forcimin e luftimit të pandemisë COVID-19.

Kjo nuk është hera e parë që Japonia qëndron pranë nesh, si shtet mik dhe partner strategjik i yni në Azinë Lindore.

Me mirënjohen më të thellë, e falënderova Ambasadorin MIZUTANI, popullin Japonez dhe Qeverinë e Japonisë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për ndihmën që Japonia ka dhënë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, me fokus të veçantë aspektin ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që…