KRU Prishtina: Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privat

21 shtator 2020 | 12:01

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që t’i paguajnë faturat e ujit, në mënyrë që të shmangin dërgimin te përmbaruesi privat.

KRU Prishtina thotë se borxhi i saj gjatë pandemisë Covid-19 është rritur për dy milionë euro.

“Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katie Holmes nuk e ka aspak problem që të shfaqet…