Japonia ndihmon Kosovën me 700 mijë dollarë në sektorin e shëndetësisë

06 korrik 2020 | 15:53

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur të hënën në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën dhe ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.

Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

Më tutje, ambasadori Ogasawar ka njoftuar se Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë në vlerë prej mbi 700.000 dollarëve. Ai ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt mes dy vendeve mike. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja ndaj Milanit 0-3 brenda në “Olimpico” ka demoralizuar jo…