Jasharaj përmend sërish ‘grevën e heshtur’: Mësimdhënësit janë të zhgënjyer me pagat

21 shkurt 2024 | 10:40

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka vlerësuar se mësimdhënësit janë tejet të zhgënjyer me nivelin e pagës që po ua përcakton Ligji i pagave.

Ai ka përmendur sërish “grevën e heshtur”, e cila nënkupton humbur disa minuta nga orët e tyre të mësimit.

“Mësimdhënësit janë tejet të zhgënjyer dhe jo të motivuar për punë. Them se në njëfar forme ata mund ta nisin edhe një lloj ‘greve të heshtur’ duke i humbur disa minuta nga ora e mësimit, duke debatuar me kolegët rreth pagave dhe pakënaqësive që nuk po gjejnë zgjidhje”, ka thënë Jasharaj për “Klan Kosova”.

Më tutje, ai ka treguar problemet që kanë me Ligjin e Pagave.

“Ne kemi pasur pakënaqësi rreth Ligjit të pagave dhe koeficientit, sidomos tek ata parauniversitar, pasi që ka pasur një rritje prej 28 eurosh tek këta mësimdhënës dhe kjo është tejet ironike dhe ne kërkojmë që të përfillen kërkesat tona nga ana e qeverisë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani, ka publikuar një postim në…