Jasharaj: SBASHK-u nuk do t’i mbrojë mësimdhënësit që nuk vaksinohen

15 gusht 2021 | 13:44

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShk), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo sindikatë nuk do t’i mbrojë mësimdhënësit që nuk vaksinohen nëse ndaj tyre qeveria merret ndonjë masë ndëshkuese.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që gjatë këtij muaji të imunizohen kundër Covidit në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor.

“Ata që nuk vaksinohen për tekat e tyre ose për ndonjë teori konspirative, SBASHK-u nuk do t’i mbrojë të tillët në qoftë se institucionet marrin masa kushtëzimi, apo më vonë edhe masa ndëshkuese”, ka thënë Jasharaj për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë…