Jasharaj tregon përqindjen e vaksinimit të mësimdhënësve

23 gusht 2021 | 12:18

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka treguar se deri tani rreth 80 për qind e të punësuarve në sektorin e arsimit janë vaksinuar së paku me dozën e parë.

Ai ka deklaruar se janë të gatshëm për fillimin e procesit mësimor me prezencë fizike në shkolla.

“Ajo që na gëzon është fakti se ka rritje të vazhdueshme të të vaksinuarve të punëtorëve të arsimit… në bazë të deklaratave mund të them rreth 80 për qind e punëtorëve e kanë marr të paktën dozën e parë. Është edhe kjo javë, me ç’rast do të mund të rritet numri i të vaksinuarve”, ka deklaruar Jasharaj për Telegrafin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët,…