Jashari, gjeneral Dërguti dhe kryetari i OVLUÇK-së shkëmbejnë dekorata

28 dhjetor 2018 | 15:22

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bakim Jashari, ka pritur në takim gjeneral Ilaz Dërgutin, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, dhe Emin Latin, me të cilët ka biseduar për punën gjatë këtij viti.

“Me nënkryetarin Lushtaku sot kemi pritur në takim gjeneralin Ilaz Dërguti, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Emin Latin, me të cilët kemi diskutuar për punën gjatë këtij viti. Për bashkëpunim të shkëlqyer që kishim gjatë vitit 2018, shkëmbyem dekorata dhe mirënjohje, duke uruar që viti 2019 të jetë vit me suksese të reja në çdo aspekt të jetës. Falënderoj Shoqatën e Veteranëve të Luftës për dekoratat!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 6 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat qeveritare siriane hynë në qytetin Manbixh për herë të…