Java e mysafirëve

27 shkurt 2023 | 11:55

Bashkimi, Penza dhe Trepça kanë arritur të shënojnë fitore në udhëtim, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Femrave.

Bashkimi po vazhdon formën e shkëlqyer këtë edicion, duke regjistruar fitore e 17-të radhazi. Kësaj here shënoi fitore në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 70:80. Prishtina e cila është në pozitën e dytë ka 14 fitore dhe katër humbje.

Trepça udhëtoi në Gjakovë për të regjistruar fitoren e gjashtë me rezultat 54:59. Mitrovicaset këtë edicion kanë gjashtë fitore dhe 12 humbje, ndërsa skuadra kuqezi ka 17 humbje dhe një fitore.

Edhe Penza fitoi në udhëtim ndaj United Basketball me shifra 36:87. Penza ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse United Basketball katër fitore dhe 14 humbje.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 1 mars 2023, Fondi i Kursimeve Pensionale të…