“Je ngacmues seksual”, “Ke marrë 5 mijë euro për të regjistruar studentë”

27 tetor 2022 | 08:26

Dibran Hoxha nga organizata ORCA dhe përfaqësuesi i organizatës studentore REFORMA të Universiteti i Prishtinës, Oktai Hasani, e kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në UP.

Dibran Hoxha nga organizata ORCA dhe përfaqësuesi i organizatës studentore REFORMA të Universiteti i Prishtinës, Oktai Hasani, në RTV Dukagjini e kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin, duke u lëshuar edhe në akuza personale gjatë debatit për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit.

Hoxha së pari, e ka akuzuar Hasanin, duke i thënë se ai dhe organizata që e përfaqëson kanë regjistruar student në UP, me para në vlerë prej pesë mijë eurove.

Atij iu kundërpërgjigj, Hasani duke i thënë se ai ka qenë student i dobët derisa e akuzoi Hoxhën edhe për ngacmim seksual, duke pretenduar se një gjë të tillë e kishte pranuar vetë Hoxha.

Kjo përplasje e ashpër zgjati për disa minuta, me akuza pothuajse të njëjta për njëri-tjetrin dhe vazhdimisht duke i mohuar ato që i thoshte tjetri.

Ndryshe Naser Sahiti, i cili u shkarkua nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ka thënë se ka pasur elemente të ndikimit politik për ta shkarkuar atë.

Shkarkimin e tij, Sahiti e ka cilësuar si proces jonormal, derisa ka shtuar se nuk janë respektuar procedurat dhe nuk janë dhënë argumente të qëndrueshme.

“Nuk kam përgjigje konkrete pse, sepse forma që ka ndodhur më ngjason në gjithçka tjetër, përveç në një proces normal të shkarkimit. Nuk dua ta kontestoj mundësinë që rektori mund të shkarkohet, shyqyr që ekziston ajo mundësi. Duhet të respektohen disa procedura dhe të jepen argumente të qëndrueshme në mënyrë që kur të merret ai veprim, të shihet si akti i fundit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një videoje Ministria e Ekonomisë ka bërë me dije…