Jemi larg Liverpoolit

29 shtator 2020 | 12:32

Mikel Arteta ka pranuar se Liverpooli i ka treguar Arsenalit saktësisht se sa larg janë ata nga mundësia për të luftuar me kampionin aktual pas humbjes 3-1 të hënën.

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh por pësuan tre gola deri në përfundimin e ndeshjes.

“Ne luajtëm në një ndeshje shumë të rëndësishme. Realiteti është që ata janë shumë larg nesh në shumë aspekte. Mund të shihni që ka një distancë kualitetesh mes dy ekipeve”, ka thënë fillimisht Arteta për “Sky Sport”.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si ekipi luftoi dhe vazhdoi të besonte. Ky është standard të cilin ne e kemi arritur. Kisha ndjenjën se do të kishim raste shënimi në pjesën e dytë dhe mbase i kishim mundësitë më të mira, por ato mundësi duhet konkretizuar”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë,…