Jemi shqiptarë

02 shkurt 2022 | 11:56

Shkruan: Agron Krasniqi

Pse të bëhet zhurmë
Pse të debatohet
Për rite fetare
Kudo që të shkohet

Njëri shkon në kishë
Tjetri shkon në xhami
Veç mos të harrojmë
Këtu i thonë shqiptari

Ne jemi të një gjaku
Katoliku e myslimani
Mos t’harrojmë ç’pati thënë
Vaso Pashë Shkodrani

Si vëllezër shqiptarë
Një gjë duhet ta dini
Të njëjtin gjak pati Fishta
Dhe,Hoxhë Hasan Tahsini

Kushdo që na pyet
Se ç’farë feje kemi
Shkurt e shqip me thënë
Vetëm shqiptarë jemi

Janar 2022

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adri Nurellari Vizita e presidentit turk Erdogan në Shqipëri, u…