Jennifer Lopez poston në Instagram videon e Aulona Musta

12 janar 2024 | 21:46

Gazetarja Aulona Musta me një story në Instagram ka treguar se si këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez ka ripostuar një video të saj.

Musta sëbashku me vajzën e saj Amarën, kanë realizuar një video teksa kërcejnë me këngën virale “Can’t get enough” të Jennifer Lopez.

“Kjo video kaq e bukur mes një nëne dhe vajzës së saj duke kërcyer, nuk përmban gjithë prapaskenat e “sherrit” se kush po e bënte mirë dhe kush gabim, kush doli jashtë ritmit, kush ngatërroi hapat” – ka shkruar Musta në video.

 

Ylli ndërkombëtar JLO ka pëlqyer këtë Reels të Aulonës si dhe e ka ripostuar në Instastory.

Aulona e lumtur shkruan se “Dita nis bukur kur shikon që te ka hedhur JLO në story dhe ka bërë like videon.”

Aulona Musta me vajzen ne videon duke kercyer kengen e Jennifer Lopez

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se…