Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Telekomit, kjo është arsyeja

07 qershor 2021 | 11:52

Zeqir Kiqina, ushtrues i detyrës së kryeshefit të Telekomit të Kosovës, ia ka ofruar dorëheqjen bordit të drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

“Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka të pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë, dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë”, ka njoftuar Telekomi i Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, bordi i drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt.

“Gjithashtu bordi ka falënderuar Kiqinën për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike. Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor financiar dhe thesarit, Agim Matoshi. Bordi po ashtu ka falënderuar Matoshin për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike. Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfromë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitatë që kanë pasur më herët. Gjithashtu, bordi i drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si ushtruese të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, znj. Burbuqe Hana dhe në pozitën ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor financiar dhe thesarit, z.Feim Kelmendi”, ka njoftuar Telekomi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur nëse ka ndonjë…