Jep dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë

01 gusht 2023 | 16:18

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ushtronte deri më tani.

Angazhimi i Hotit tashmë do të jetë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë Hoti përmes një postimi në “Facebook”.

“Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14-vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nderim Ibrahimi, kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër,…