Jesus: Nuk është e lehtë të triumfosh ndaj Cityt

10 tetor 2023 | 12:12

Arsenali pas plot tetë vitesh arriti të mund Manchester Cityn në “Emirates Stadium”, me rezultat 1-0.

Për këtë fitore tejet të rëndësishme foli dhe braziliani tjetër i sulmit, Gabriel Jesus, me 26-vjeçarin, që e quan një fitore të madhe suksesin në “Emirates”, ndaj “qytetarëve” të Manchester City.

“Sigurisht që është një fitore e madhe. Të gjithë e dinë se sa e vështirë është të luash kundër tyre. Por nuk është e pamundur t’i mposhtni ata. Ne duhet t’i përgëzojmë për mënyrën se si ata punuan ose luajtën, por kjo është shtëpia jonë. Ne duhej të vraponim, të luftonim, të ishim efikas dhe të shënonim gola. Jam i lumtur për Gabin që hyri dhe shënoi. Kjo tregon se sa e fortë është skuadra jonë. Nuk është e lehtë të luash tri ndeshje në një javë. E bëra këtë. Mendoj se jam rikthyer me gjendjen time fizike. Kam luftuar, vrapuar dhe ndihmuar ekipin. Por siç thotë Gabi, i gjithë ekipi luajti në mënyrë mahnitëse dhe ne fituam ndeshjen”, ka thënë Jesus.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, analist i sigurisë, ka thënë se ngjarjet e…