Jetë e shkurtër, histori e gjatë – Antigona Fazliu

03 qershor 2026 | 16:37

Nga: Elsa Krasniqi, Fjona Grajçevci dhe Tuana Aliu

Historia e një vajze të re nga Drenica që  përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë  la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi e rolit dhe përkushtimit që patën edhe vajzat e reja në periudhat më të vështira të vendit.

Ajo erdhi si fëmija më i vogël në familjen e prindërve të përndjekur politikisht e lindur me 11 mars 1981 Antigona u rrit në një mjedis ku dashuria për atdheun ishte e thellë. Edhe pse e re në moshë  ajo nuk u pajtua kurrë me jetën e zakonshme dhe u bë pjesë e historisë së qëndresës kombëtare, duke u angazhuar në luftën për lirinë e Kosovës.

Motra e saj Kimete Fazliu e kujton Antigonën si një vajzë të lidhur ngushtë me familjen, me ëndrra të mëdha dhe me dëshirë për t’i ndihmuar të tjerët. Edhe gjatë luftës ajo ndihmonte vazhdimisht njerëzit në nevojë dhe kujtohet si një vajzë e buzëqeshur që nuk pranonte të nënçmohej.

Ajo tregon për synimet që kishte për shkollimin dhe vendimet që mori Antigona në prag të fillimit të luftës.

“Antigona kishte lidhje shumë të fortë me familjen. Në të njëjtën ditë u vranë edhe ajo edhe Ilazi, gjë që e rëndoi edhe më shumë dhimbjen. Nëna kishte bërë përpjekje ta ndalte që të mos dilte në luftë. Antigona doli e armatosur dhe mbante çizme ushtarake. Nëna i lutej t’i hiqte armët  por ajo i ishte përgjigjur se donte t’i mbronte të gjithë”, rrëfen Kimete Fazliu.

“Kisha ecur për dy muaj pa çizme nga Mitrovica deri në front. Çizmet e Antigonës ishin shumë të dëmtuara ndërsa të miat ishin më të mira. Ajo nuk donte t’i merrte por unë këmbëngula t’ia jepja. Kjo ishte Antigona gjithmonë mendonte për të tjerët para vetes. Edhe sot i ruaj ato çizme në dollap si kujtimin më të çmuar për motrën time”, kujton Kimete Fazliu.

Ajo kujton se Antigona e donte shumë shkollën dhe kishte plane për të ardhmen.

“Kishte dëshirë të bëhej mjeke”.  Kështu e kujton motra e saj një nga ëndrrat që Antigona nuk arriti ta realizonte.

No description available.No description available.

Në anën tjetër të kësaj historie qëndron vëllai i saj  Hajriz Fazliu i cili e kujton Antigonën me mall dhe krenari. Për të, ajo mbetet një kujtim i gjallë i familjes dhe fëmijërisë së saj.

Kujtimet e tij për Antigonën plotësojnë historinë e saj brenda familjes dhe jetës së hershme duke e përshkruar si një vajzë të afërt dhe të dashur.

Vëllai i Antigonës Hajriz Fazliu i ka kushtuar asaj një poezi ku shpreh mallin dhe krenarinë për motrën e tij.

MALLI M’PËRVËLON

T’shoh n’qiell përmbi Atdhe,

ke marrë krah e fluturon

m’vështron e t’vështroj,

por nga largësia, malli m’përvëlon

Antigonë, ti je lule dielli

Dhe kurrë s’ke për t’u venitur.

Gjaku yt i njomë

lulëza ka për t’rritur

Lavdi motër Antigonë,

e gjallë je n’zemrat tona!

Lum Dardania qe t’ka çikë

ia ke shtu qiellit një dritë!

No description available.

Vëllai i Antigonës në 27-vjetorin e rënies së saj në një shkrim poetik dedikuar së ndjeres u shpreh:

“Dy rrugë  njëra në Drenas e tjetra në Prishtinë  mbajnë emrin tënd.

Jam krenar që u rritëm në të njëjtin djep u ushqyem në të njëjtën votër, u formësuam pranë të njëjtit oxhak. Do të isha edhe më krenar, sikur të gëzoje lirinë sepse ti vetë ishe liria.”

Sot në një realitet ku një numër i vogël rrugësh mbajnë emra të grave dy prej tyre në Kosovë në Prishtinë dhe Drenas mbajnë emrin e Antigona Fazliut duke përfaqësuar një shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi.

No description available.

30 prilli ishte dita që ia ndërpreu ëndrrat Antigonës. Në vitin 1999, në moshën 18 vjeçare ajo ra dëshmore në Betejën e Verbovcit, duke lënë pas një histori që vazhdon të kujtohet edhe sot.

Afërsinë shpirtërore jashtë rrethit familjar Antigona e kishte me një mike të saj të afërt, me të cilën ishte njohur gjatë luftës dhe kishin kaluar shumë kohë së bashku.

Sipas saj Antigona dallohej për guximin dhe qetësinë edhe në situatat më të rënda duke mos shfaqur frikë në asnjë moment.

“Ajo që e karakterizonte më së shumti Antigonën ishte guximi i jashtëzakonshëm. Në asnjë situatë nuk e kam parë të frikësuar apo të hutuar, i dha infuzion ushtarit të plagosur dhe qëndroi pranë tij pa asnjë hezitim.Mbaj mend gjithashtu se ajo u lidh në një karrocë pas traktorit për të mos e lënë të plagosurin vetëm dhe vazhdoi rrugën me të”, kujton mikja e saj

Për figurën e Antigona Fazliut ka shkruar edhe autori Jahë Fida, i cili thotë se njohja me historinë e saj e ka shtyrë të krijojë vepra letrare kushtuar asaj. Sipas tij figura e Antigonës ka lënë mbresa të thella dhe është bërë frymëzim për krijimtarinë e tij.

“Figura e Antigona Fazliut dhe historitë e saj përcjellin tek unë një mori emocionesh e mbresash. Ajo padyshim është një figurë e guximit dhe heroizmit dhe është një Shotë Galicë e dytë kjo filizë e njomë dardane që kishte forcë dhe kurajë të jashtëzakonshme”, thotë autori Jahë Fida.

No description available.

Përveç vargjeve të shkruara në libër kujtimi për Antigona Fazliun vjen edhe përmes këngës së interpretuar nga Halit Gashi. Si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai thotë se kjo këngë ka një domethënie të veçantë për të, pasi lidhet me përjetimet e luftës dhe sakrificën për liri.

“Kënga për dëshmoren Antigona Fazliu është shkruar nga Jahë Fida kompozuar dhe orkestruar nga Arjon Gashi ndërsa unë e kam interpretuar me shumë emocion dhe respekt. Si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo këngë për mua lidhet drejtpërdrejt me kohën, sakrificën dhe dhimbjen e luftës. Figura e Antigonës përfaqëson guximin dhe sakrificën për lirinë e vendit. Mesazhi i këngës është që dëshmorët të mos harrohen kurrë dhe që brezat e rinj ta kuptojnë çmimin e lirisë”, u shpreh këngëtari Halit Gashi.

Që zëri dhe vargjet të merrnin formën e duhur, për këngën kushtuar Antigona Fazliut ka kontribuar edhe kompozitori Arjon Gashi. Ai thotë se kjo këngë nuk është vetëm krijim muzikor, por edhe ndjenjë dhe përgjegjësi për të ruajtur kujtimin për heroinën.

“Ndihem krenar që emri im do të mbetet pjesë e këtyre këngëve, sepse ashtu si dëshmorët edhe këngët për ta nuk vdesin kurrë. Jam rritur në një familje ku respekti për dëshmorët ka qenë gjithmonë i pranishëm; babai im është veteran i luftës, po ashtu edhe xhaxhai im, i cili e ka interpretuar këngën. Nëse kjo këngë arrin që qoftë edhe për një moment të ngjallë respekt mall apo krenari për Heroinën Antigona Fazliu atëherë ajo e ka përmbushur misionin e saj artistik dhe njerëzor”, thotë Arjon Gashi.

No description available.No description available.

 Kjo peshë e historisë gjen vend edhe në krijimtarinë e poetit Fatmir Çitaku, i cili e ka përshkruar Antigona Fazliun si simbol të sakrificës dhe lirisë.

“Në Drenicën e plagëve dhe të qëndresës u rrit si bijë e dritës me shpirtin e bardhë si flamuri që e deshi deri në frymën e fundit. Ishte e re në moshë, por e madhe në zemër dhe sa herë qëkjo tokë të thërrasë emrin e saj, do të dëgjohet një zë që vjen nga përtej lavdisë ‘’Liria ka emra që nuk vdesin kurrë’.” thotë poeti Fatmir Çitaku.

Rrethit të shkrimtarëve që kanë shkruar për Antigona Fazliun i bashkohet edhe Zymer Mehani, i cili thotë se shkrimi për të është një detyrim moral ndaj lirisë dhe historisë.

“Kur lapsi im prek letrën për të shkruar për dëshmorët, unë nuk ndjej thjesht detyrim intelektual apo profesional, por ndjej një thirrje të brendshme, një urdhër shpirtëror që vjen nga thellësitë e historisë sonë të përgjakur”, thotë ai, duke përmendur edhe librin e tij kushtuar Antigona Fazliut, “Jeton Gona në zemrat tona”.

Në fund të këtij rrugëtimi të mbushur me kujtime nga jeta dhe sakrifica e Antigona Fazliut me vargje, këngë dhe dëshmi të njerëzve që e kujtojnë me mall dhe krenari dëshmohet se emri i saj dhe i shumë dëshmorëve të tjerë do të mbeten të paharruar në historinë e Kosovës.

Antigona Fazliu një emër i gdhendur në historinë shqiptare është dhe do të mbetet simbol i sakrificës dhe shembull për vajzat anë e  mbanë botës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor…