Jetullah Gashi dekorohet me urdhrin ‘Hero i Kosovës’

16 gusht 2019 | 11:57

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se e ka dekoruar Jetullah Gashin me urdhrin “Heroi i Kosovës” për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftës së UÇK-së.

“Me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si komandant ‘Drenica’ dhe komandant ‘Jeta’ mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Te pranishëm te presidenti Hashim Thaçi ishin edhe bashkëluftëtarët e Jetullah Gashit, e me këtë rast familjarët e komandant “Drenicës” në shenjë respekti për ish-bashkëluftëtarin, heroin, kërkuan nga presidenti që medaljen t’ia dorëzojë Invalidit të UÇK-së, i plagosur në Betejen e Koshares, Shpëtim N. Agusholli.

/Epoka e re/

Image may contain: 12 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 5 people, people sitting, table, living room and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte menduar se në “Santiago Bernabeu” do të zëvendësonte Georgina…