Johnny Depp fitoi gjyqin kundër saj, reagon për herë të parë Amber Heard

02 qershor 2022 | 13:16

Amber Heard ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës, ku Johnny Depp triumfoi në Gjykatë kundër saj. 36-vjeçarja e përshkroi vendimin si një hap mbrapa për gratë në epokën pas #MeToo. Ajo u shpreh tepër e zhgënjyer që provat nuk ishin të mjaftueshme.

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, u shpreh ajo.

Më tej, Heard shtoi se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës.

“Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në Mbretërinë e Bashkuar. Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flas lirshëm dhe hapur”, vazhdoi ajo.

Kujtojmë që pas tri ditësh diskutim, juria vendosi në favor të aktorit duke i dhënë 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Depp paditi ish partneren për shpifje pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Depp dhe Heard ishin të martuar nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës se ka filluar shitja e…