Johnny Depp nuk po gjen qetësi nga gjyqet  

16 qershor 2022 | 13:29

Kanë kaluar disa ditë që Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Mirëpo, duket se aktori i famshëm nuk po gjen qetësi.

Tani, ai do të kthehet në gjykatë muajin e ardhshëm por jo kundër ish-bashkëshortes.

Siç është raportuar në Entertainment Tonight, do të mbahet gjyqi në lidhje me sulmin e vitit 2018, i cili është paditur nga ish-kolegu, Gregory Brooks.

Gregory ose siç njihet Rocky, po e padit aktorin për dyshim se e goditi me grusht në xhirimet e filmit “City of Lies”.

Ai do të paraqitet në gjykatën Stanley Mosk në Los Anxhelos më 25 korrik për seancën dëgjimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka…